E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laudrup kandidat në Villarreal

Trajneri i Villarrealit, Ernesto Valverde është në presion të madh për të vazhduar detyrën e tij.

E përditshmja sportive spanjolle El Mundo Deportivo ka raportuar se Valverde mund të largohet në javën e ardhshme dhe mund të zëvendësohet nga Michael Laudrup. Ditë më parë u bë e ditur se Laudrup refuzoi ofertën nga Atletico Madrid për të qenë në dispozicion për Villarrealin.

Valverde rrezikon të shkarkohet pas startit katastrofal të sezonit ndërsa Villarreal gjendet në pozitën e fundit në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›