E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matthaeus në Racing Club

Ish kapiteni i Gjermanisë, Lothar Matthaeus do të drejtoj klubin argjentinas, Racing Club ka bërë të ditur presidenti, Rodolfo Molina.

Ai nuk ka treguar detajet e marrëveshje me Matthaeusin apo kur do të nënshkruhet kontrata me klubin.

Kemi ardhur në përfundim se ekipi është në situatë të vështirë. Lothar Matthaeus është dikush që di të punoj shumë mirë dhe ka përvojë të madhe dhe njohuri rreth futbollit tha Molina.

Racing gjendet në pozitën e fundit në Kampionatin Apertura me pesë pikë nga 10 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›