I zoti i shtëpisë kap minorenin duke vjedhur
ELBASAN- Një natë më parë një telefonatë e mbërritur në polici ka lajmëruar për kapjen e një hajduti. Menjëherë efektivat kanë mbërritur në lagjen 'Dyli Haxhire' të qytetit të Elbasanit ku kanë arrestuar minorenin që kishte tentuar të vidhte një banesë, por ishte pikasur nga i zoti i shtëpisë. 16 vjeçari me banim në të njëjtën lagje ka hyrë fillimisht nga muri rrethues dhe ka hapur me mjete të forta dritaren e kuzhinës. Nga aty ka tentuar të nxjerrë jashtë një video, një televizor dhe një DVD. Kur ishte në fazën e fundit është befasuar kur para i ka dalë pronari i shtëpisë cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Adoleshenti do të ndiqet penalisht ndërsa për masën ndaj tij do të vendosë gjykata e të miturve.