E Diel, 1 Nëntor 2026

I zoti i shtëpisë, zhduket sapo del nga banesa

Foto ilustruese

Pejë, 22 maj 2011, NOA- Policia e Pejës raporton zhdukjen e një mashkulli, i cili pasi ka dalë nga shtëpia nuk është kthyer më.

Kanë qenë gruaja dhe djali i të zhdukurit ata që kanë denoncuar humbjen e të zotit të shtëpisë, i cili ka dal nga shtëpia para dy ditësh dhe nuk është kthyer më.

Theksohet se gruaja dhe djali i të humburit kishte dalë me karrocë dhe se karroca e viktimës është parë afër Lumit të Bardhë.

Sakaq ndonëse kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dyshohet se viktima mund të ketë rënë në lum.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›