Toleranca fetare, parakusht për paqe

Misioni i KFOR-it për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë gjithmonë ka përfshirë forcimin e marrëdhënies paqësore dhe të besueshme ndërmjet religjioneve të ndryshme se toleranca fetare është një parakusht për paqe, siguri dhe stabilitet politik, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler.
Kreu i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, komandanti i mëparshëm i KFOR-it, gjenerali Roland Kater dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën morën pjesë në Meshën e Shenjtë dhe ceremoninë e Shenjtërimit të Kishës Katolike Romake në Klinë dhe të Altarit të kësaj kishe.
Menjëherë pas intervenimit të NATO-s në vitin 1999 dhe me fillimin e përgjegjësisë së KFOR-it për Klinën, në muajin qershor të atij viti, u vu themeli për Kishën e re Katolike Romake, e cila u shenjtërua nga Ati Don Fran Sopi më 30 gusht, 1999. Kaluan disa javë, para se ai më në fund bashkë me ndihmën e autoriteteve të KFOR-it të fillonte me ngritjen e këtij vendi për adhurim.
Gjatë kësaj kohe, KFOR-i ndihmoi jo vetëm me punët ndërtimore.
Komandanti i KFOR-it nga viti 2006 deri në vitin 2007, gjenerali Roland Kather, aktualisht Përfaqësues Kombëtar i Gjermanisë në Komitetin Ushtarak të NATO-s dhe me stafin ndërkombëtar ushtarak të Bashkimit Evropian, dhuroi një Kryq të çmueshëm Altari, të gdhendur me dorë nga Bavaria, në Gjermani.
Gjenerali Buhler ka thënë se misioni i KFOR-it për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë gjithmonë ka përfshirë forcimin e marrëdhënies paqësore dhe të besueshme ndërmjet religjioneve të ndryshme.
“Toleranca fetare është një parakusht për paqe, siguri dhe stabilitet politik”, ka thënë ai.