E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I zuri gjumi, pilotët kalojnë aeroportin ku duhej të ulnin avionin me pasagjerë

Dy pilotët e Ethiopian Airlines i zuri gjumi teksa ishin në krye të detyrës, ndërsa avioni po fluturonte në një lartësi prej 11,000 metrash, duke humbur pistën e aeroporti përpara se të zgjoheshin për të ulur në mënyrë të sigurt avionin në një pistë tjetër.

Kulla e trafikut ajror u përpoq të kontaktonte me ta pasi ata kaluan pikën e zbritjes në aeroportin e Etiopisë Addis Abeba. Pilotët përfundimisht u zgjuan dhe e ulën avionin në pistën tjetër më të afërt.

Boeing 737, me një kapacitet prej 154 vendesh, u ngrit nga aeroporti Khartoum i Sudanit.

Reagimet kanë qenë të shumta në rrjet, ku një analist i aviacionit e quajti incidentin “thellësisht shqetësues” në Twitter.

“Lodhja e pilotëve nuk është asgjë e re dhe vazhdon të përbëjë një nga kërcënimet më të rëndësishme për sigurinë ajrore ndërkombëtarisht”, shkroi në Twitter analisti i aviacionit, Alex Macheras./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›