E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Twitter pezullon llogaritë e politikanëve në Serbi, Gujon: Kjo është e egër

Twitter ka pezulluar llogaritë se disa prej zyrtarëve në Serbi, një prej të cilëve edhe të Drejtorit të Drejtorisë për Bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, Arno Gujon. Ky i fundit e ka cilësuar vendimin e kompanisë si të egër dhe të pakuptimtë.

Arno ka zbuluar dhe arsyen e bllokimit të llogarisë së tij, që ka ardhur pas publikimit të një sondazhi në të cilin thuhej se pothuajse gjysma e qytetarëve serbë besojnë se Kosova është e humbur.

“Twitter sapo pezulloi llogarinë time ku kisha 34,000 ndjekës, pa asnjë shpjegim! Kjo është e egër! Shikoni postimin tim të fundit në Twitter dhe shikoni vetë nëse kam shkruar ndonjë gjë të gabuar…

Sondazhi është kryer nga data 4 mars deri më 14 mars. Propagandistët me përvojë dinë të njohin momentin e duhur për të rrotulluar. Hulumtimi: Pothuajse gjysma e qytetarëve serbë besojnë se Kosova është e humbur”, shkruan  ai në rrjetin social Facebook. Twitter ka pezulluar llogaritë e 12 anëtarëve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›