IATA: Ulje rekord e aksidenteve të avionëve gjatë vitit 2011
MONTREAL- Norma e aksidenteve të avionëve reaktivë, të ndërtuar në Perëndim, ka rënë në vitin 2011 në nivelin më të ulët, duke tejkaluar rekordin e vendosur në vitin 2010, njoftoi sot në Montreal Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në aksidentet e avionëve, të çdo kategorie, ka pësuar gjithashtu një rënie të konsiderueshme, në 486 kundrejt 786 në vitin 2010.
"Për avionët reaktivë, të ndërtuar në Perëndim, norma globale arrinte 0,37 aksidente në një milion udhëtime, ose një aksident për 2,7 milionë fluturime", deklaroi organizata, që përfaqëson linjat ajrore.
Në vitin 2010, e njëjta shifër i korrespondonte një aksident në 1,6 milionë fluturime.
(ma.ar/BalkanWeb)