Fier, jep dorëheqjen prefekti i qarkut Bujar Hasaj
FIER - Prefekti i Qarkut Fier, Bujar Hasaj, gjatë një deklarate për mediat njoftoi sot pasdite dorëheqjen e parevokueshme.
Ai ka falenderuar kryeministrin, institucionet vendore dhe qendrore për bashkëpunimin duke pohuar se, dorëheqja është e pakthyeshme dhe ka si shkak motive personale.
I pyetur ne se ishte në dijeni se kush do ta zinte postin e tij, ai është përgjigjur se “unë thjesht komunikoj vendimin tim dhe nuk merrem me tymnaja”.
Ndërkohë burime pranë kësaj prefekture bëjnë të ditur se ka shumë mundësi që vendin e ish-prefektit Hasa ta zërë Albert Bitri edhe ky i forcës së LSI-së.
(er.nu/BalkanWeb)