E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora në Bulqizë, 4 fshatra të bllokuar në komunën Ostren

BULQIZE – Trashësia e borës që arrin deri në 1 metër ka vështirësuar gjendjen për familjet që jetojnë në 4 fshatra të komunës Ostren në Bulqizë.

Rrugët rurale të bllokuara detyrojnë banorët të udhëtojnë në këmbë deri në qendër të komunës për të siguruar ushqimet dhe ilaçet.

Problem tjetër mbetet edhe shkollimi i fëmijëve i cili është ndërprerë që kur kanë filluar reshjet e para të dëborës në këto zona të thella të rrethit të Bulqizës, pasi të vegjlit e kanë të pamundur të ecin në mes të borës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›