E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICG, Prelec: BE-ja ka dështuar në veri të Kosovës

PRISHTINE- Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave ka theksuar se Bashkimi Evropian është tërësisht i padukshëm në veri të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Radion Evropa e Lirë

"Bashkimi Evropian është tërësisht i padukshëm në veri të Kosovës. Thjesht, në asnjë kuptim nuk është faktor. Dhe, ky është një nga dështimet më të mëdha të politikës së jashtme të BE-së që nga Traktati i Lisbonës", citohet të ketë thën Prelec.

Sipas tij ky është një nga dështimet më të mëdha të politikës së jashtme të BE-së që nga Traktati i Lisbonës. Prelec ka thënë se aktualisht situata është e qetë, por në një plan afatgjatë sheh një konflikt fundamental lidhur me atë se kush e ka kontrollin në veri të Kosovës.

“Në plan afatgjatë shoh një konflikt fundamental lidhur me atë se kush e ka kontrollin në veri të Kosovës. Deri në çfarë mase është autoriteti i Prishtinës e deri në çfarë mase autoriteti i Beogradit? Cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare? Të gjitha këto janë çështje të pazgjidhura”, thekson ai.

Sipas drejtorit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave ajo që duhet të bëjë Brukseli, është se duhet t’i japë Kosovës një perspektivë të vërtetë evropiane, diçka që nuk e ka bërë deri tani.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›