Xhenova, vdes 28-vjeçarja shqiptare dhe dy vajzat e saj

Shpresa Djala, së bashku me dy vajzat e saj, Xhanisa 1 vjeç dhe Xhoia 8 vjeç, ishin duke kaluar rrugën për të shkuar në hyrjen e një pallati për t’u mbrojtur nga shiu i rrëmbyeshëm, në momentin që vala e ujit i mori me vete.
Bilanci i viktimave në qytetin veriperëndimor ka arritur në 7, të gjitha në zonën Kuezzi, bëjnë të ditur forcat zjarrfikëse. Në një zonë tjetër autoritetet policore kanë urdhëruar banorët që ndodheshin rrugëve që të strehohen në vende të sigurta, pasi shumë shpejt pritet një valë e re uji që do të marrë me vete çdo gjë që do t’i dalë përpara.
Ndërkohë, shefi i Departamentit të Mbrojtjes Civile ka thirrur një mbledhje emergjente për të marrë masa mbrojtëse ndaj përmbytjeve të tjera që pritet të ndodhin për shkak të motit të keq që ka goditur rajonin e Ligurias.
/Start/E.B/
2011-11-04 22:20