Votëbesohet Papandreu, stabilitet në eurozonë
Greqi- Votëbesohet nga Parlamenti grek, qeveria e kryministrit Jorgo Papandreu. Mbrëmjen e së premtes parlamenti grek votëbesoi qeverinë Papandreu me 153 vota pro, vota të partisë socialiste, nga 298 deputetë që ishin në sallë. Nga ana e tij, Papandreu është shprehur kundër idesë së zgjedhjeve të parakohëshme në Greqi, por mbështet idenë e krijimit të një qeverie të re në bashkëpunim me aktoret e tjerë politik në vend. Qeveri në krye të së cilës mund të jetë sërish Jorgo Papandreu.
Ky fakt është një lajm pozitiv për Greqinë, pasi shpëtoi vendin nga rrëzimi i qeverisë, çka mund të sillte pasoja katastrofike për vendin, siç raportuan dje gjatë gjithë ditës analistët grek. Sipas Papandreut Greqia duhet të marrë më parë kestin e gjashtë të ndihmës nga Bashkimi Europian, madje të nënshkruajë memorandumin e samitit të BE-së, pastaj në mars të marrë 80 miliard euro nga kjo paketë shpëtimi.
Reagimi i kryeministrit Papandreut ka sjellë pakënaqësi për liderin e konservatoreve Andonis Samaras. Nga ana e tij, Samaras ka pranuar krijimin e qeverisë së bashkëpunimit, por ka kërkuar zgjedhje të parakohëshme. Nuk dihet çdo të ndodhë në rast se deshton ideja e krijimit të një qeverie tjetër, apo në rastin më të keq çdo të ndodhë në rast se sërish një pjesë e kabinetit të tij do ti kundërvihet sërish. Nga ana tjetër votëbesimi që i dha parlamenti qeverisë Papandreu u prit mëse miri nga liderët e eurozonës, pasi ky lajm krijon stabilitet sin ë Greqi, ashtu edhe në eurozonë.
Po ashtu, Papandreu madje ka lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja, por vetëm pasi Greqia të stabilizohet. Ndërsa për zv/kryeministrin Venizellos ato mund të mbahen në shkurt ose mars të vitit 2012. Sot paradite kryeministri do të takohet me presidentin e vendit Karolos Papulias, për ta informuar në lidhje me planet e tij lidhur me qeverinë e bashkëpunimit.
Shkrime të tjera me interes: