E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICG: Situata në Veri të Kosovës, e tensionuar

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) e ka vlerësuar të tensionuar situatën në Veri të Kosovës dhe sipas këtij grupi, situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Sipas ICG, mospajtimet midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë të asaj natyre që do të mund të zgjidheshin duke kënaqur tërësisht cilëndo palë.
 

“Cilatdo që të jenë veprimet e menjëhershme, që do të ndërmerren gjatë ditëve në vijim nga cilado palë, një zgjidhje afat-gjatë e krizës do të kërkojë më shumë përpjekje diplomatike dhe politike, që për synim do të kishin avancimin e interesave të të gjitha palëve”, shprehet anëtar i i ICG, Marko Prelec.
 

ICG deklaron se në këtë kuadër, është urgjente që Kosova, Serbia dhe miqtë e të dyja vendeve në komunitetin ndërkombëtar të ndërmarrin një sërë masash, si krijimin e një Fondi për Veriun, në të cilin do të grumbulloheshin të hyrat nga doganat në veri dhe bisedimet për statusin e veriut, bazuar në parimin e tërësisë territoriale dhe autonominë e gjerë. “BE-ja duhet t`i japë Serbisë statusin e kandidatit, kurse Prishtinës t`i ofrojë menjëherë udhëzuesin për liberalizimin e vizave”, thuhet mes tjerash në rekomandimet e ICG.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›