E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, mbështetësit e Gadafit rezistojnë në Sirte

Kryengritësit kanë çarë rrethimin në jug dhe në perëndim të qytetit, rreth 8 kilometra nga qendra, por kanë ndeshur në rezistencën e fortë të mbështetësve të kolonel Gadafit dhe janë tërhequr, theksoi Këshilli Kombëtar i Tranzicionit.

Më herët, turma të mëdha njerëzish në Bengazi brohoritën në mbështetje të kryeministrit britanik, David Kameron dhe Presidentit francez, Nikolas Sarkozi. Vizita e Kameron – Sarkozi përbën vizitën e parë të dy liderëve perëndimor në Libi që prej rrëzimit të Gadafit.

/Start/F. P/

                                                                                             2011-09-16 09:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›