E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, “pjesa më e vështirë ende nuk ka ardhur”

Kameron dhe Presidenti francez, Nikolas Sarkozi po vizitojnë Tripolin, vizita e parë e liderëve perëndimorë që prej rrëzimit të Kolonel Muamar Gadafit.

“Mesazhi për Muamar Gadafin dhe të gjithë armëmbajtësit në emër të tij është: ka marrë fund! Dorëzohuni! Mercenarët duhet të shkojnë në shtëpi”, theksoi Kameron gjatë një konference për shtyp në Tripoli.

Pas takimit me liderët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, theksoi se libianët duhet të shmangin hakmarrjen dhe duhet të bashkëpunojnë për një Libi të bashkuar.

Liderët e përkohshëm libianë nga ana e tyre falënderuan Kameronin dhe Sarkozinë për mbështetjen e dhënë në ditët e tyre më të vështira./Start/F. P/

                                                                                             2011-09-15 17:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›