Danimarkë, qendra e majtë fiton zgjedhjet parlamentare

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate daneze, Helle Thorning-Schmidt, dhe koalicioni i saj i qendrës së majtë janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare të së enjtes , të cilat i dhanë Danimarkës të parën kryeministre nga radhët e socialdemokratëve pas një dekade qeverisjeje nga forcat politike të qendrës së djathtë.
Në një palë zgjedhje ku votuesit mbajtën frymën pezull deri në çastet e fundit, pasi të dyja palët garuan rrotë më rrotë për të prerë' shiritin' e fitores, qendra e majtë arriti të merrte 89 vende në parlament, ndërkohë që rivalët e tyre të qendrës së djathtë arritën të siguronin vetëm 86 të tilla.
Humbësit e këtyre zgjedhjeve mund të konsiderohen “Partia Konservatore” dhe “Partia Popullore Daneze” (DPP), që njihet edhe si partia kundër emigracion dhe anti-muslimane, e cila e pa veten të humbte tri vende në parlament krahasuar me zgjedhjet pararendëse, duke u tkurrur me 22 mandate parlamentare. Ndërkohë që Partia Liberale e kryeministrit në detyrë Lars Løkke Rasmussen, me 47 vende në parlament, ia arriti gjithsesi të jetë partia më e madhe në vend. /Z.Gj/Start/
2011-09-16 08:47