ICO Terheqja e LDK-se proces normal

Zyra Civile Nderkombetare e ka cilesuar si nje proces normal vendimin e LDK-se per tu terhequr nga koalicioni qeverises me PDK-ne.
Ky eshte nje proces i partive politike qe mund te ndodhe ne te gjitha vendet demokratike ka deklaruar zedhenesi i ICO-se Kai Muller Berner.
Ai ka ftuar te gjitha partite politike qe me tej te veprojne ne perputhje me Kushtetuten dhe ne interes te popullit te Kosoves.
Gjithashtu zedhenesi ka porositur institucionet kosovare qe te mos nderpresin punen e tyre dhe te vazhdojne te realizojne direktivat e BE-se.
Kosova ka pune te rendesishme per te bere. Ajo duhet te vazhdoje funksionalitetin e saj si shtet dhe te vazhdoje rrugen drejt BE-se ka shtuar Berner.