E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi pranga ekstremistit te djathte

Nje eksponent i rendesishem i formacionit te se djathtes esktreme Obraz eshte arrestuar per shkak te dhunes se regjistruar gjate gay pride ne Beograd.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase sipas te cilave akuzat qe rendojne ndaj te arrestuarit jane kryerje e akteve te dhunes dhe akteve te rrugacerise.

Nga dhuna qe shpertheu gjate parades se homoseksualeve te mbajtur te dielen e kaluar mbeten te plagosur 157 persona 132 prej te cileve police.

Gjithashtu forcat e rendit ndaluan 249 persona 131 prej te cileve vazhdojne te jene ne gjendje arresti.

Personat qe organizuan trazirat ne Beograd dyshohet te jene te njejtet qe organizuan edhe aktet e dhunes ne stadiumin e Xhenoves ne Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›