E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji, protestë për më shumë vende pune

Protesta nisi përpara Ministrisë së Punës dhe vazhdoi para selisë së kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë.

Në këtë protestë, përfaqësuesit e Konfederatës dhe Sindikatave të punëtorëve kërkuan respektimin e të drejtave të punëtorëve, rritjen e pagës, si dhe uljen e shkallës së papunësisë. Kreu i Konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla, u shpreh se papunësia në vend është shumë e lartë.

Sipas informacioneve që ne kemi, tha Nikolla, 400 mijë të papunë rezultojnë të jenë në fshatra, dhe pse këto janë regjistruar nga INSTAT si të vetëpunësuar. Sindikalistë të tjerë vunë theksin në padrejtësitë dhe shkeljet të të drejtave të njeriut që u bëhen sot punëtorëve në të gjithë vendin. Kërkesat kryesore të sindikalistëve protestues kanë qenë për punësim, paga më të larta, përmirësimin e kushteve të punës, etj.

 Në vendin tonë ende kjo ditë shihet si ditë për të festuar dhe në radhën e protestuesve të mbledhur sot në Tiranë, kishte dhjetëra persona, ndryshe nga se ndodh në vendet e tjera të botës ku zhvillohen manifestime të fuqishme. /Start/

                                                                                             2012-05-01 15:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›