E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 4 në pranga të kërkuar në Itali

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, teksa u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së shkuar.

Në pranga përfunduan shtetasit Skënder Gockaj, 42-vjeç, Julian Shabani, 31-vjeç, Adnand Xhelili, 42-vjeç, si dhe Erjon Sadikaj, 29-vjeç, të gjithë banues në Vlorë. Arrestimi i këtyre shtetasve që mbikëqyreshin prej më se 1-muaji nga shërbimet e policisë, u krye nga njësitë e specializuara të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, në të njëjtën kohë mbrëmjen e djeshme, pasi në ngarkim të tyre Gjykata e Penale Leces, ka lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare më datë 01.07.2011 dhe 21.10.2011 për veprat penale “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi të konsiderueshme droge (kanabis sativa dhe heroinë) ka rezultuar nga hetimet intensive të kryera gjatë periudhës 1 Janar 2009 deri më 5 Shkurt 2010 nga autoritet ligjzbatuese.

Njërit prej tyre, shtetasit Erjon Sadikaj gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri tip pistoletë me mulli me pesë fishekë. Materialet procedurale për të katërt shtetasit e mësipërm i kanë kaluar organit të Prokurorisë për procedura të mëtejshme për ekstradimin e tyre në Itali. /Start/

                                                                                             2012-05-01 14:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›