E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai dorëzohet, pranon rrethin e dytë zgjedhor

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i përballur me trysninë e madhe të SHBA-së, pranoi që rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të zhvillohet më 7 nëntor.

Karzai në këtë mënyrë konfirmoi se nuk e ka fituar shumicën e nevojshme te votave për të shënuar fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve, të cilat u zhvilluan më 20 gusht dhe ju bind raportit të auditorëve të OKB-së, të cilët shfuqizuan gati një të tretën e votave të tij.

Pas përfundimit të hetimeve për akuzat për mashtrim, zyrtaret zgjedhor tani duhet të shtojnë përpjekjet për të organizuar rrethin e dytë të zgjedhjeve, në momentin kur po afrohet dimri i ashpër dhe në momentin kur Afganistani po përballet me kërcënimin në rritje të talebanëve.

Presidenti amerikan, Barack Obama, theksoi se i ka telefonuar Karzait, për ta uruar atë për gatishmërinë e tij që të përballet në rrethin e dytë zgjedhor me rivalin e tij kryesor, ish-ministrin e Jashtëm të Afganistanit, Abdullah Abdullahun.

Aksionet konstruktive të presidentit Karzai krijuan një precedent të rëndësishëm për demokracinë e re në Afganistan, deklaroi Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›