E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFFHS, Iker Casillasportieri më i mirë i vitit 2010

 TIRANË- Iker Casillas, portieri i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle, është shpallur portieri më i mirë në botë për vitin 2010 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Casillas mori 304 pikë duke lënë pas portierin e Interit dhe kombëtares braziliane, Julio Cesar me 124 pikë. Portieri çek i Chelsea, Petr Cech, u rendit i treti me 54 vota, ndonese nuk mori pjesë në kampionatin botëror.

- Klasifikimi i dhjetë portierëve më të mirë për vitin 2010, sipas IFFHS:

1. Iker Casillas (SPA/Real Madrid) 304 pikë
2. Julio Cesar Soares (BRA/Inter) 124
3. Petr Cech (Ceki/Chelsea) 56
4. Manuel Neuer (GER/Schalke 04) 53
5. Maarten Stekelenburg (HOL/Ajax) 48
6. Victor Valdes (SPA/Barcelona) 38
7. Fernando Nestor Muslera (URU/Lazio) 37
8. Edwin van der Saar (HOL/Manchester United) 32
9. Gianluigi Buffon (ITA/Juventus) 28
10. Timothy Mattheu Houard (SHBA/Everton) 15.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›