IFIMES: Ilir Meta personaliteti më pozitiv për politikën e jashtme
TIRANË- Ilir Meta është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar si “Personaliteti më Pozitiv për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010”, nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubljanë.
Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se gjatë ceremonisë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Institutit IFIMES në Ljubljanë, çmimi iu dorëzua z. Meta nga z. Stjepan Mesiç, ish President i Kroacisë, njëkohësisht President Nderi i IFIMES.
Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010, në kohën kur ishte Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij, lideri i LSI-së pasi falenderoi Institutin IFIMES dhe Presidentin Mesiç për këtë çmim u shpreh krenar për politikën që Shqipëria ka ushtruar me fqinjët, ndërkohë vuri në dukje që e ardhmja e Shqipërisë është BE. "nuk kemi nevojë as për nacionalizëm, as për kufij dhe as për urrejtje. Ne na duhet më tepër dashuri, më tepër shkëmbime njerëzore dhe ekonomike, për të krijuar një rajon të integruar me një të ardhme të sigurt në Evropë”,- tha Meta.
Më tej Meta vuri në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë kyç për të ardhmen e rajonit, ndërkohë që përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Prishtines dhe Beogradit. "Kosova sot është e pavarur. Bashkimi Evropian po përgatit një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave si dhe një studim fizibiliteti për nisjen e MSA. E përshëndes marrëveshjen e fundit të arritur mes Serbisë dhe Kosovës si një hap përpara, por tani pikat e marrëveshjes duhen implementuar në terren, me respekt reciprok",- theksoi Meta.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Slloveni, Ilir Meta personaliteti më pozitiv për politikën e jashtme