Kosove fillon java e gruas
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha sot se nje vend mund te perparoje vetem nese gruaja eshte e perparuar arsimuar dhe ekonomikisht e fuqishme. Ajo i beri keto komente ne fillim te javes se gruas ne Kosove nje projekt i perbashket i grupit te grave deputete dhe Institutit Kombetar Demokratik. Projekti synon nxitjen e ndryshimeve ne poziten e gruas e cila ende vleresohet e veshtire.
Presidentja Jahjaga tha se puna dhe pergjegjesia e shoqerise ndaj gruas ne Kosove eshte larg te qenit e perfunduar.
Gruaja ne Kosove vazhdon te jete ne pozite te veshtire dhe te pafavorshme e goditur ne vazhdimesi nga varferia dhe dhimbjet e nje jete nga mungesat e medha. Per te ndryshuar gjendjen dhe ngushtuar hapesiren per diskriminimin e gruas duhet patjeter ti japin nje shtytje te madhe emancipimit dhe arsimimit te gruas ne Kosove si e drejt e pamohueshme njerezore tha presidentja Jahjaga.
Statistikat flasin per nje situate ende te rende te gruas. Me shume se gjysma e rasteve te dhunes ne Kosove kane te bejne me grate qe jane viktima te dhunes ne familje por edhe ne shoqeri. Madje kjo perqindje shpesh eshte edhe me e larte. Gjate vitit 2011 nga nje mije e 46 raste te dhunes te raportuara ne polici ne 804 raste viktima ishin grate. Te dhenat flasin se numri i grave analfabete eshte 10 per qind me i madh sesa te burrat ndersa ato jane me te rrezikuara edhe nga papunesia dhe varferia.
Presidentja Jahjaga tha se siguria per gruan eshte thelbesore per sigurine e nje shoqerie.
Se asnje shoqeri nuk eshte e sigurt nese pjesetaret e saj vecanerisht grate nuk jane te sigurta. Siguria per gruan nenkupton siguri per femijet siguri per familjen dhe siguri per tere shoqerine tha presidentja Jahjaga.
Drejtoresha e Programit te Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetare Maureen Shauket duke e permendur presidenten Jahjaga si shembull te mrekullueshem te asaj se cfare mund te bejne grate ne Kosove tha se java e gruas eshte nje qasje e re krijuese per mbeshtetjen e ndryshimeve ne poziten e gruas ne Kosove.
Mendojme se pjesemarrja e barabarte e gruas ne politike dhe qeverisje eshte thelbesore per ndertimin e nje demokracie te qendrueshme tha ajo duke bere thirrje per bashkepunim ndermjet grave per te siguruar mbrojtje te qellimeve te tyre.
Nderkaq Teuta Sahatcija drejtuese e grupit te grave deputete tha se gruaja duhet te shnderrohet ne partner te barabarte edhe ne politike por edhe ne fushat tjera te jetes.
Ne ne grupin e grave deputete mendojme se pozita e gruas nuk eshte privilegj as prone as politike e nje partie por eshte obligim i gjithe shoqerise dhe i te gjitha partive te punojne qe gruaja te shnderrohet ne partner te barabarte si ne politike po ashtu edhe ne te gjitha sektoret. Keshtu se paku na thote kushtetuta dhe ligjet qe i kemi miratuar ne vet. Ne besojme se nuk mund te kete zhvillim te mirefillte te demokracise nuk mund te kete zhvillim te mirefillte ekonomik e as kulturor nese gjysma e popullsise nuk angazhohet me kapacitetin e plote qe posedon ne keto procese tha zonja Sahatcija.
Veprimtaret thone se Kosova ka ligje te mira por zbatimi i tyre eshte pjesa me e veshtire e punes. Per te siguruar nje perfaqesim te saj Kosova ende zbaton kuoten prej 30 per qindesh te perfaqesimit te grave ne Parlament por kjo nuk ndodhe ne shkallet tjera te pushtetit.