E Diel, 1 Nëntor 2026

IHA-ja thirrje Berishës: Mbro të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri

institutiSHBA- Nën vellon e zhvillimit ekonomik, qeveria shqiptare e udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha, toleron shkeljen e ligjit, të drejtat themelore të njeriut, të pakicave etnike dhe të drejtat pronësore, përfshirë konfiskimin e paligjshëm të pronës. Kështu e nis deklaratën e saj për minoritetin grek në Shqipëri Instituti Heleno-Amerikan.

Ky institut i bën thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë, ndërsa akuzon qeverinë se ka refuzuar regjistrimin e plotë të minoriteteve.

Sipas IHA minoriteti grek është regjistruar më i vogël se sa është në të vërtetë, që sipas tyre përbën 10% të popuillsisë.

Numri i grekëve që jetojnë në Shqipëri sipas regjistrimit të popullsisë doli 24.360, ose 0,54 për qind e popullsisë së Shqipërisë prej 2.8 milion. Në 2004 qeveria i dha 70 hektar tokë në Himarë një firme private, pronësinë e të cilës e pretendonin 120 grekë dhe Kisha Ortodokse. Në 2008 Kom.për Kthimin e Pronave refuzoi aplikimet e 120 grekëve që pretendonin pronësinë e kësaj toke. Po në 2008 siaps IHA, pati përplasje mes banorëve dhe firmës së ndërtimit, që coin ë ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e banorëvë. Si pasojë e kërcënimeve shumë familje u larguan nga banesat e tyre, thuhet në deklaratë.

IHA i bën thirrje qeverisë amerikane të ndërmarrë dialog diplomatik me qeverinë shqiptare, për të siguruar sipas tyre sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pronës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›