U përplas nga makina dje teksa kalonte rrugën, vdes në spital 9-vjeçari
Tiranë- Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës 9-vjeçari i aksidentuar ditën e djeshme.
Sipas burimeve nga spitali, fëmija i mitur me iniciale K.I nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve për ta shpëtuar.
Aksidenti tragjik që i mori jetën të miturit ndodhi të shtunën në Baldushk, teksa fëmija ishte duke kaluar rrugën.
Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore por që aksidenti rezultoi fatal për jetën e fëmijës.
Policia e cila shkoi menjëherë në vendngjarje bëri të mundur arrestimin e autorit, drejtuesit të mjetit shtetasin Ymer Lleshi 39- vjeç.