IKMT bllokon automjetin me lëndë drusore pa dokumentacion

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Strukturat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Qarkun e Beratit kanë bllokuar një automjet që transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, në aksin rrugor Berat–Lumas.
Kreu i IKMT-së Afrim Qendro bëri të ditur se ndaj subjektit është marrë masa administrative e gjobës, ndërsa rasti është referuar në Prokurori për ndjekje të mëtejshme.
Qendro theksoi se IKMT do të vijojë me kontrollet dhe monitorimin në akset kryesore rrugore pranë zonave pyjore, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e shfrytëzimit të paligjshëm të masiveve pyjore dhe mbrojtjen e fondit pyjor.
/e.xh/r.e/ /a.g/