E Hënë, 2 Nëntor 2026

IKMT kryen shembjen e tetë objekteve të paligjshme në fshatin Rragam

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin.

Ditën e sotme në fshatin Rragam (Tropojë), IKMT po kryen shembjen e tetë objekteve. Ndërtesat janë ndërtuar me strukturë betoni arme në kundërshtim me ligjin.

“Evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në territor vazhdon”, theksoI IKMT në një postim në rrjetet sociale.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›