Integrimi, Berisha: Te keqen e kishim brenda shtepise Eglantina Nasi
Ne rrugen e integrimit, vitet e fundit shqiptaret jane perballur me veshtiresi, nje pjese e te cilave jane shkaktuar nga albanofobet, por edhe nga brenda vendit. Nje fakt te tille, Kryeministri Sali Berisha, e beri me dije dje, ne mbledhjen e fundit per qeverine qe ai drejton, pas dy mazhorancash. Konkretisht, duke vene ne dukje arritjet konkrete dhe reformat e realizuara ne keto tete vjet qeverisje, e sidomos ato ne lidhje me procesin e integrimit, Berisha la te kuptonte se rruga ne kuadrin e ketij te fundit nuk ka qene aspak e lehte per qeverine qe ai drejtonte teksa kishte kundershtare jo vetem jashte vendit, por edhe brenda tij. “Eshte shume e gabuar te mendohet se nuk ekzistojne albanofobet. Harrohet se ndaj ketij kombi perseri projektohen atavizma, te cilat eksitojne ne te gjitha nivelet, ekzistojne ne te gjitha institucionet”, permendi ai. Duke shigjetuar sakaq, forcen politike te drejtuar nga Edi Rama, e cila sipas tij, nje here ne qeveri dhe nje here ne opozite, te ishte sipas tij, me vullnetin me te lig ne procesin e integrimit. “Neve ne rrugen tone drejt Evropes, na rastisi fatkeqesia ne shtepine tone. Si asnje komb tjeter qe ka enderruar te beje folene e tij te se ardhmes se tij ne BE, ne shqiptareve na takoi qe njera force kryesore politike, ta ngrije ate kur ishte ne pushtet dhe te beje gjithcka publikisht per ta bllokuar ate kur ishte ne opozite”, apeloi Berisha lidhur me kete ceshtje. Duke permendur madje edhe raste konkrete rreth saj. “Kur ne firmosnim Marreveshjen e Stabilizim-Asoocimit, Edi Rama fuste trumpeta e bori ne Parlament; kur ne lobonim per ratifikimin e saj, ai shperndante letrat tek partite e majta dhe partite ekstremiste te mos e ratifikonin; kur ne ia paraqisnim kerkesen presidences ceke, kreu i opozites ne Shqiperi e denonconte si nje akt elektoral; kur KE dhe PE votuan per te hapur per shqiptaret perspektiven e heqjes se vizave, kreu i opozites nguli cadrat para kesaj ndertese dhe i hoqi ato vetem kur i thane miqte e tij se vizat nuk i pengon dot, etj”, ishin disa prej tyre qe Berisha denjoi t’i permendte dje gjate mbledhjes se qeverise. Per te perfunduar edhe me faktin tjeter se “kur heqja e vizave po avanconte, ai me nje grup racistesh albanofobesh ne PE, kundershtonte dhe hapte trillime e shpifje nga me te uletat per vendin e vet” apo edhe se “kur Shqiperia diskutohej per marrjen e statusit te vendit kandidat, nuk e dha voten ne parlament dhe e shtyu statusin per dy vite”. Sakaq, kreu i qeverise se djathte, nuk harroi t’u kujtoje shqiptareve, se dy qellimet e kesaj te fundit gjate tete viteve te saj ne pushtet kane qene pikerisht integrimi i vendit dhe zbatimi i projektit “Shqiperia, vend i zhvilluar”. “Natyrisht, te dy projektet, projekti i integrimit te vendit, dhe projekti i Shqiperise vend i zhvilluar, ne themel kane te njejtat parime dhe vlera, kane funksionim e shtetit ligjor, luften kunder korrupsionit, lirine dhe te drejtat e individit, lirine e tregut. Ndaj dhe ne me perkushtimin me te madh u angazhuam se pari te konsolidojme keto vlera ne themel”, vuri ne dukje ai. Sikunder, me tej, pohoi edhe mjaft arritje te arritura nen qeverisjen e tij pas dy mazhorancave, si anetaresimi i vendit tone ne NATO, permiresimi i dukshem i infrastruktures rrugore, lufta kunder korrupsionit, realizimi i nje performance pozitive te ekonomise shqiptare etj.
“Tete vjet, qe ndryshuan Shqiperine”
“Tete vjet qe ndryshuan pergjithmone historine, gjeografine dhe rolin gjeostrategjik te Shqiperise!”. Keshtu i ka cilesuar tete vitet e qeverisjes se drejtuar prej tij, Kryeministri Sali Berisha, gjate nje komenti ne faqen e tij personale ne Facebook. Duke i shtuar atij dhe mirenjohjen me te thelle per te gjithe ata qe, sipas tij i mbeshteten keto ndryshime. “Sot ishte mbledhja e 425-te dhe e fundit e dy mandateve te mazhorances se PD-se. Ne 7255 ligje, akte normative dhe vendime te miratuara ne keto mbledhje si dhe qindra e mijera veprimtari te tjera kombetare dhe nderkombetare u ndryshua ne menyre perfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqiperise dhe shqiptareve”, pohon mes te tjerash Berisha.
“Tete vjet, qe ndryshuan Shqiperine”
“Tete vjet qe ndryshuan pergjithmone historine, gjeografine dhe rolin gjeostrategjik te Shqiperise!”. Keshtu i ka cilesuar tete vitet e qeverisjes se drejtuar prej tij, Kryeministri Sali Berisha, gjate nje komenti ne faqen e tij personale ne Facebook. Duke i shtuar atij dhe mirenjohjen me te thelle per te gjithe ata qe, sipas tij i mbeshteten keto ndryshime. “Sot ishte mbledhja e 425-te dhe e fundit e dy mandateve te mazhorances se PD-se. Ne 7255 ligje, akte normative dhe vendime te miratuara ne keto mbledhje si dhe qindra e mijera veprimtari te tjera kombetare dhe nderkombetare u ndryshua ne menyre perfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqiperise dhe shqiptareve”, pohon mes te tjerash Berisha.