E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP Basha deklarate te sakte te pasurise

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në një njoftim për median, në përmbushje të transparencës maksimale, bën me dije se Lulzim Basha ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë për periudhën para fillimit të detyrës lidhur me apartmentin e blerë në Utreht të Holandës me shumën 510.000 guloden holandez.

Në njoftim thuhet se ILDKP është vënë në dijeni për të dhënat e publikuara gjatë ditëve të fundit në gazetën “Shekulli”, lidhur me aktet noteriale të shit-blerjes së një apartamenti në Hollandë nga ish-Ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti, z. Lulzim Basha.
ILDKP sqaron per opinionin publik se nga shqyrtimi i materialeve që janë administruar nga ILDKP për vetëdeklarimet e z. Basha, rezulton se:
- Në deklaratën “Para fillimit të detyrës”, të dorëzuar në ILDKP më 4.10.2005, subjekti ka deklaruar, ndër të tjera, “apartament në Utrecht, Hollandë, në vlerën 510.000 gulden hollandez (GNL)

Më datë 25.10.2005, Inspektorati i Lartë ka nisur procedurën e kontrollit të plotë për zyrtarin Lulzim Basha. Për të realizuar një hetim sa më të detajuar mbi interesat private të subjektit, një grup kontrolli kreu verifikime në Utrecht të Hollandës, ku është marrë informacion në Zyrën Kadastrale të këtij qyteti, si edhe pranë bankave “PostBank Amsterdam” dhe “ABN-ARMO” Utrecht Hollandë.

Nga kontrata e shit-blerjes, e cila është administruar në ILDKP, rezulton se apartamenti është blerë në shumën 480.690 gulden, ku ben pjese dhe nej depozite garancie për kredinë e marrë. Kjo e dhënë është sqaruar nga subjekti në proces-verbalin e mbajtur në ILDKP më 30.shtator te 2006-es. Gjithashtu, nga të dhënat rezulton se burimi i blerjes së këtij apartamenti është një kredi e marrë në “PostBank”, në shumën 204.000 euro, e konvertuar me kursin e kohës rreth 480.000 GNL.

ILDKP sqaron diferencen e mbetur per te arrituir tek shifra e plote e dekalrimit et aopratmentit 510 mije gulden e cila eshte nje shume 10.407 euro e deklaruar nga subjekti si rentë për kredinë e apartamentit.

Si perfundim ILDK konfirmon se në raportin e kontrollit të plotë mbi deklarimin “para fillimit të detyrës”, te zotit Basha të përfunduar më 04.dhejetor 2006, rezulton se vlera e blerjes së apartamentit është e saktë , e njejta vlerë e deklaruar nga subjekti, gjithsej 510.000 GNL.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›