Kadilli Rama per 11 vjet nuk arriti te zgjidhe ceshtjen e ndricimit rrugor
Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, deklaroi sot se, "Tiranës i duhet një kryebashkiak që të zgjidhë problemet themelore të qytetit dhe jo një kryebashkiak që interesohet vetëm për betejën politike kombëtare".
"Kryetari i Bashkisë së Tiranës prezantoi sot një projekt që shtrihet në 2 dekada nga 2000 deri në 2020, me të cilin vetëm rikonfirmon dështimin dhe premtimet e pambajtura gjatë gjithë këtyre viteve. Duke ripërsëritur për të katërtën herë premtime që zënë fill që në 2000, Rama bëhet qesharak kur pretendon se thelbi i projektit të tij 20 vjeçar është infrastruktura", tha Kadilli.
Sipas tij, "për 11 vjet rresht, Rama s’arriti të zgjidhë as çështjen e ndriçimit rrugor, pasi pjesa dërrmuese e akseve rrugore në qytetin e Tiranës, vuajnë prej kohësh mungesën e ndriçimit të energjisë elektrike".
"Energjia elektrike në shtyllat e vendosura në rrugë mungon prej muajsh. Bashkia e Tiranës që ka nën përgjegjësi sistemin e ndriçimit në kryeqytet, nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur këtë problem, duke bërë që errësira të bëhet shkak për aksidente", tha Kadilli.
"Një shembull tipik është aksi rrugor nga Lapraka deri tek Zogu i Zi, i gjithi në errësirë. Sipas llogaritjeve, del që numri total i pikave te ndriçimit është 5. 236 pika ndriçimi dhe jo 13.301, siç gënjen kryebashkiaku", tha Kadilli.