Berisha Qytetaret e Tiranes do te votojne Bashen sepse ai ka premtime reale
Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar special ne televizionin më të ri ne median shqiptare, ABC news ku foli gjerësisht rreth fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 Majit, për një fitore të sigurt të mazhorancës, problemet e kryeqytetit të Shqipërisë nga si pasojë e lënies pas dore nga Edi Rama.
Që në nisje të bisedës së gjatë, kryeministri Berisha vlerësoi me notat më të larta punën e televizionit ABC news dhe stafit të tij, duke pohuar se e ndjek në cdo moment këtë televizion dhe duke e cilësuar si një model të ri televiziv në median shqiptare.
I pyetur fillimisht së çfarë janë fushatat për të, kryeministri tha se “ çdo fushatë është një filimi i ri. Është një proces i meditimit më të thellë. Para fushatës je i detyruar të mbledhësh cdo elementë, faktor pas faktori në mënyrë që kur të nisë beteja të krijohet një bazë solide për një sukses. Për të arritur tek slogani “ Ju jeni të parët” është menduar më shumë se një muaj. Në këtë fushatë gjithcka është përqëndruar tek qytetari. Fushatat për mua janë librat që lexoj më shumë. I kam në kujtesë të gjitha fushatat”.
Kryeministri tha i bindur se në këto zgjedhje kjo aleancë të cilën ai e cilësoi si më të fortën tha se do të ketë një fitore të madhe më 8 maj.
“Shoh vendosmëri për të votuar mazhorancën. Ka një bilanc arritjesh dhe dështimesh. Ne po merremi vetëm me qytetarët. Edhe kur kam qenë në opozite nuk kam qenë në krye të bashkisë, por kam drejtuar opozitën. Unë shkoj në të gjithë Shqipërinë si kryeministër i këtyre sukseseve” ka thënë kryeministri Berisha.
I pyetur për problemet aktuale që ka Tirana dhe ajo çfarë ofron kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për kreun e Bashkisë së Tiranës, kryeministri Berisha tha se zoti Lulzim Basha është kandidati me kurrikulën më të plotë, kandidati që në të tre periudhat si Ministër i Transporteve, i Jashëtm dhe i Brendshëm ka qenë më i suksesshmi, me arritje historike që nga rruga e kombit e deri tek heqja e vizave për shqiptarët.
“Lulzim Basha të gjithë programin e tij e ka përqëndruar vetëm tek problemet e qytetarëve. Ndërsa Bashkisë së Tiranës prej katër vjetësh i ka munguar kryetari i saj. Tirana, realisht ka pësuar një ngërc, trafik, ndotje e madhe akustike dhe ambjentale. Ramën, askush nuk e pengoi për tramvajin. Historia e gjelbërimit është tragjike për kryeqytetin e shqiptarëve. S’ka diskriminime ku qeverisin socialistët. Qeveria u ka kthyer çdo pronë bashkive. Kemi decentralizuar ujësjellësat në vend. Unë nuk kam refuzuar asnjë projekt të Edi Ramës dhe nuk do të refuzojë as edhe një projekt të Lulzim Bashës. Basha ka pasur një zë të pavarur, ai ka një platform që buron nga zemra. Basha do të vlerësohet për raportin me qytetarin. Punësimi është një nga prioritetet e Lulzim Bashës. Bizneset duhen katërfishuar në Tiranë. Basha do të heqë 63 tarifa vendore. Basha ka dhënë premtime reale për Tiranën. Por për hir të së vërtetës, zoti Basha ka edhe miq të fortë”, është shprehur kryeministri Sali Berisha.