E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PS: Listë të dytë zgjedhësish në qendrat e votimit

TIRANE-  Partia Socialiste ka ngritur një strukturë të posaçme në selinë e PS, me anë të të cilit do të shmangë procesin e manipulimit të listës së zgjedhjeve zbulon sot "Gazeta Shqiptare".

Bëhet fjalë për Projektin për Menaxhimin e Zgjedhjeve i cili do ketë për qëllim evidentimin e qytetarëve që nuk janë nga Tirana, por që janë regjistruar fiktivisht në lista për të votuar në kryeqytet.

Në Kryeartikullin e gazetës me titull “Manipulimet, strategjia e PS për bllokimin e votimit” thuhet se komisionerët socialistë do të kenë një listë të dytë zgjedhësish për verifikimin e votuesve, dhe në momentin kur do të evidentohen parregullsi, këta të fundit do të bllokojnë procesin e votimit në zgjedhjet e 8 majit.

Kryesocialisti Edi Rama, deklaroi pak ditë më parë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" se PS-ja ka marrë “masa speciale për të mbrojtur votat nga manipulimi” në zgjedhjet e 8 majit.
Detajet e strategjise socialiste mund ti lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›