E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina e Preshevës nuk heq dorë nga bashkimi me Kosovën

Lugina e Preshevës

Lugina e Preshevës, në njëzet vjetorin e Referendumit për Autonomi Territoriale Politike me të Drejtë Bashkimi me Kosovën, ka miratuar Deklaratën Politike për mes së cilës u rikonfirmua vullneti politik i shqiptarëve për bashkimin me Kosovën.

Përmes Deklaratës u kërkuar nga autoritetet kompetente në Kosovë dhe Serbi, eliminimi i të gjitha pengesave administrativo-financiare në vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve të qarkullimit të lire të qytetarëve si dhe që kërkesat dhe nevojat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen në bisedimet mes Prishtinë dhe Beograd.

Kuvendarët shqiptarë të tria Kuvendeve të Luginës, në 20 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, kanë shpreh vendosmërinë për të vazhduar angazhimin e tyre me gjitha mjetet e disponueshme politike, për të zgjidhur statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Referendumi ku u shpreh vullneti politik për bashkimin me Kosovën u mbajt me 1 dhe 2 marsit 1992.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›