ILDKP: Hetim pasurive të zyrtarëve në disa shtete
TIRANË- Inpektoriati i Lartëë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë ka njoftuar sot fillimin e hetimeve të pasurisë për disa zyrtarë të lartë, në shtete të ndryshme.
Kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla, bën me dije se për këtë arsye është kërkuar ndërmjetësimi dhe mbështetja e misionit PAMECA, me qëllim kryerjen e verifikimeve jashtë territorit të Shqipërisë.Mësohet se hetimi do të shtrihet në disa banka, por edhe zyra të ndryshme, ku zyrtarë të lartë shqiptar ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Llalla thekson se 10 raste në ditët në vijim do të dërgohen në prokurori, ndërkohë kujton se institucioni që ai drejton ka depozituar në prokurori më parë 7 raste të tjera.
(el.me/BalkanWeb)