Halilaj: Prifti ia dha tenderin ortakut te gruas
Thellohen skandalet e ish-ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti. Biznesmeni Bekim Halilaj akuzon Priftin se tenderin per shitjen e naftes bruto nga "Albpetrol" ia ka dhene ne shkelje te hapur me ligjin, kompanise ne te cilen bente pjese nje ortak i firmes, ku ka aksionet bashkeshortja e tij. Ne nje interviste dhene dje, Halilaj ka sqaruar gjithe akuzat e ngritura nga Prifti per te, duke theksuar se ankandi per 30 mije tone nafte bruto nga "Albpetrol" eshte bere ne shkelje flagrante me ligjin. "Ajo (firma) eshte shpallur fituese ne menyre fiktive, sepse ankandi eshte fituar me pare, pra qe me 10 shkurt. E dyta, qe eshte skandaloze, ka te beje me faktin qe kompania qe ka fituar ankandin, pronari i kesaj kompanie, i cili eshte dhe administratori i kesaj kompanie, eshte ortak me gruan e ish-ministrit dhe ish-mikut, Dritan Priftit", tha Halilaj. Fituesi i tenderit per naften rezulton biznesmeni Adrian Xhillari, i cili eshte ortak ne kompanine "Fortis", ne te cilen ka pasur aksione gruaja e ish-ministrit Prifti. Biznesmeni Halilaj eshte permendur ne gjykate nga Prifti, si personi per te cilin Meta i ka kerkuar favore per tenderin. Nderkohe qe dokumentacioni verteton se tenderi ishte fals dhe fituesi eshte shpallur me pare, ne muajin shkurt, ndersa procedurat e tenderit, deri ne muajin korrik, kane qene teresisht fiktive. Dje, Bekim Halilaj deshmoi ne gjykate ne lidhje me permendjen e emrit te tij nga Dritan Prifti ne video regjistrimin me ish-zevendeskryeministrin Ilir Meta. Ai ka sqaruar dhe gjithe faktet ne lidhje me tenderin.
Z. Halili, pse po shpreheni per ceshtjen ne fjale dhe pse nuk jeni shprehur me pare per te?
Se pari, une po shprehem ne kete moment, pasi kam pritur, per te respektuar deshmine time para gjykates. Duhet te shprehesha nje here ne gjykate, do te jepja njehere deshmine atje, per te ruajtur cdo sekret qe i sherbente kesaj ceshtjeje, per t'i shkuar te vertetes deri ne fund. Pas deshmise qe dhashe ne gjykate, tani jam ne gjendje te them te verteten, ashtu sic e thashe dhe atje.
Zoti Halili, si jeni njohur me zotin Prifti dhe cila ka qene ecuria e marredhenies suaj me te, qofte me pare, qofte me pas?
Me z. Prifti, ne mos gaboj, jam njohur ne vitin 2003-2004, ne Selanik, pasi une jetoj ne Selanik. Nepermjet nje mikut tim, e kam pritur si mik, me te gjitha ato respekte qe pritet nje mik dhe ka vazhduar miqesia ime, deri ne momentet kur Dritan Prifti filloi te abuzonte me miqesine qe kishim bashke, duke mos respektuar ligjin. Une nuk i kam kerkuar asnje nder privat Dritan Priftit dhe me kerkese te tij, kam ardhur ne Shqiperi per te investuar. Me kerkese te Dritan Priftit kam bere nje kerkese ne Ministrine e Ekonomise per naften bruto, e kam protokolluar ne dhjetor te vitit 2009 dhe me kerkese te Dritan Priftit kam hyre ne ankand. Gjithmone, marredheniet e mia me Dritan Priftin kane qene mjaft miqesore, sa une kam qene ne shtepine e tij. Nuk besoj te mos jesh mik me nje njeri dhe t'i shkosh ne shtepi, aq me shume nje ministri ose deputeti.
Si ka qene ceshtja e ankandit te dates 1 mars dhe te dates 10 mars, mund te na jepni nje shpjegim?
Une kam marre pjese ne ankandin e dates 1 mars, i perfaqesuar nga persona te autorizuar te kompanise time, te cilet jane paraqitur ne oren dhe ne vendin e duhur. Kane paraqitur te tere dokumentacionin. E ka pranuar komisioni perkates per kete ceshtje dhe per habi te te gjitheve, ata kane thene qe eshte anuluar, pasi nuk mori pjese asnje kompani tjeter. Per kete do t'ju ve ne dispozicion dokumente te protokolluara. Ata na thone qe do te behet ankandi tjeter me 10 mars. Te njejten gje pesuam edhe me 10 mars, vajtem, pranuan dokumentet dhe na thane qe do te anulohet prape. Kerkuam shpjegim dhe nuk e morem. Mora pjese dhe heren e trete ne ankand dhe me thone: ti zoteri shume mire i ke dokumentet, por ti ke sigurimin e ofertes me kompani sigurimi, ndersa tjetri e ka me banke, gje e cila nuk eshte ne kundershtim me ligjin. Garancia ne te dyja rastet eshte e njejte, pasi kompania, qe leshon garancine e ofertes, mban pergjegjesi monetare dhe ligjore. Me vone, duke filluar t'i shkruaj deri ne fund, se cila ishte arsyeja qe nuk me jepej, me bie ne dore nje dokument qe tregonte se ankandi eshte bere vetem per t'u tallur me njerezit dhe per t'i hedhur hi syve te vertetes. E para, me pare eshte bere nje marreveshje midis tre kompanive: "Albpetrol", "Tea construction" dhe "ARMO" dhe per kete, jane dokumentet edhe se sa leke ka paguar "Tea construction". Marreveshja eshte bere nje muaj perpara ankandit. Ankandet me vone, kane qene vetem false.
Per fituesin e tenderit ne korrik, a keni njohuri se kush eshte ai dhe cfare lidhjesh ka me z. Prifti?
Per hir te se vertetes, si biznesmen qe jam, nuk me takon te flas per koleget e mi. As nuk kam pse ankohem, sepse dokumentacionin ta shikoje sektori juridik qe merret me to. Por, me rezulton qe kompania qe ka fituar kete ankand, eshte pjesemarrese ne marreveshjen e dates 10 shkurt 2010, nenshkruese e kesaj marreveshjes. Ajo eshte shpallur fituese ne menyre fiktive, sepse ankandi eshte fituar me pare, pra qe me 10 shkurt. E dyta, qe eshte skandaloze ka te beje me faktin qe kompania qe ka fituar ankandin, pronari i kesaj kompanie, i cili eshte dhe administratori i kesaj kompanie, eshte ortak me gruan e ish-ministrit dhe ish-mikut, Dritan Priftit. Pra, ky ankand ishte i parashikuar, keshtu qe Dritan Prifti dhe i jap te drejte atij per kete gje, pasi interesat e tij, kane qene shume me te medha. Ai nuk ka, ne kete rast, moralin te ushtronte detyren ne baze te rregullave te ankandit dhe ligjit. Ai ka luajtur ate moral qe ka ai vete, per t'i marre ato para dhe gjeti menyren se si t'i marre.
Pas anulimit te tenderit, a jeni ankuar tek z. Prifti?
Jam ankuar, e kam vizituar ne shtepi, por vetem eshte tallur dhe ka abuzuar. Dhe kemi perfunduar atje ku jemi edhe sot.
Z. Halili, a i jeni ankuar zotit Meta, pasi kishit hasur probleme me tenderin?
Me zotin Meta jam takuar rastesisht ne muajin qershor te vitit 2010. E kam takuar rastesisht, ne hotel "Rogner" dhe pasi me ka pershendetur duke me pyetur si te shkojne punet, i kam thene se nuk me shkojne mire per arsye se me ministrin e partise suaj kam kete dhe ate problem. Ai me ka thene merre me qetesi, cdo gje do te rregullohet brenda rregullave dhe kaq. Nuk mund ta shqetesoja me z. Meta per kete problem.
Si qendron e verteta per 1 milion dollaret?
E verteta per kete shume, ashtu sic e kam deshmuar edhe ne gjyq, ne qofte se do te ishte kaq e thjeshte sa une t'i jepja 1 milion dollare z. Prifti, une nuk merresha me ankandin fare. Mbaja ato 1 milion dollare dhe isha ne rregull. Nuk besoj se ka nje biznesmen ne bote qe jep 1 milion dollare per nje gje te tille. Ne japim para vetem atje ku kemi detyrimet, ne shtet.
Cfare hapi do te ndiqni ju me vone per akuzen qe eshte bere per 1 milion dollareshin?
Duke pasur parasysh te gjithe kete abuzim qe ka bere me emrin tim zoti Prifti, me prishjen e imazhit tim, demtimin e biznesit, po t'i merrnim per te verteta te gjitha keto qe ka thene Dritan Prifti ne Gjykate, mua me ka demtuar biznesin, me ka prishur imazhin, ka trembur familjen time. Une nuk kam guxuar deri me sot, te shkel ne zyrat e biznesmeneve, sepse quhesha si nje njeri qe korruptoja shtetin, sipas Dritan Priftit. Qe nga ky moment, une do t'i drejtohem organeve te drejtesise. Do te bej padi per perfitim te munguar, per demshperblim, per prishje imazhi dhe do ta respektoj Dritanin vetem per nje gje, do ta filloj ate 1 milion dollaresh qe ka thene ai. Une i bej dhe nje thirrje z. Dritan Prifti, qe nese ka ndonje problem apo ndonje kundershtim me mua, jam gati te ballafaqohem ne cdo media, ne cdo institucion. Une, kur vajta ne institucionet e Gjykates se Larte dhe te Prokurorise se Pergjithshme, jam gati te shkoj ne cdo media dhe keto qe them t'i vertetoj me dokumente dhe t'i ve ne dispozicion te cdo televizioni, si dhe cdo shtypi te shkruar apo te pashkruar.