Kurum, ferri që po ha punëtorët e tij
Elbasan – Puntorët e uzinës së çeliqeve Kurum, në qytetin e Elbasanit ankohen se firma e tyre nuk zbaton kontratën e lidhur në muajin Qershor të këtij viti. Në kontratë shkruhet për kushte të mira pune, por një gjë e tillë nuk ndodh pasi kushtet në këtë uzinë vazhdojnë të mbeten njësoj. Një problem tjetër shqetësues është ndotja e shumtë në uzinën e çelikut ku ajri dhe tymi i ndotur janë bërë një. Edhe pse punëtorët punojnë me maska, ajri i ndotur hyn thellë në organizmin e tyre. Një nga puntorët, i cili vuan nga sëmundjet e mushkërive shprehet: Kam rreth 30-vjet që punoj në këtë ndërmarrje dhe kushtet janë po të njëjtat. Kam vite që vuaj nga mushkëritë, doktorët më kanë thënë që të mos vazhdoj të punoj më në këtë lloj pune, por kushtet e vështira të jetës dhe mungesa e një pune tjetër më ka bërë që të vazhdoj të punoj akoma këtu – tha ai.
Një tjetër gjë që i shqetëson këto punëtore është dhe mosha e lartë e pensioneve. Ato shprehen se nuk mund të punojnë më gjatë në këtë punë sepse është e tillë puna që ato nuk e përballojnë dot. Një tjetër punëtor shprehet në lidhje me moshën e pensionit: Unë jam 55 vjeç e nuk mundem dot që të punoj dhe 10 vjet të tjera. Trupi im ka ngrënë mjaft helme dhe pluhura e tani ka nevojë veç për qetësi e për asgjë tjetër- deklaroi ai. Por edhe pse këto banorë janë të shqetësuar askush nuk bën gjë për ta.
Statistikat e klinikës së sëmundjeve profesionale tregojnë se pjesa më e madhe a tyre që kërkojnë ndihmë mjeksore janë pikërisht punëtorë dhe ish punëtorë të metalurgjikut. Nuk ka ende një studim zyrtar, por mosha e jetëgjatësuisë së ish- punëtorëve të metalurgjisë në Elbasan është më e ulët se ajo e qytetarëve të tjerë.
Enerta Dauti / IDEA/
Shkrime të tjera me interes: