Tiranë, shtrohet me urgjencë në spital Sabri Godo
TIRANË- Politikani, shkrimtari dhe skenaristi Sabri Godo shtrohet me urgjencë në spital.
Mësohet se ai vuante prej 7 muajsh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Gjendja e rënduar ka detyruar familjarët ta shtrojnë sot pranë reaminacionit të Senatoriumit.
Burime nga reaminacioni i Senatoriumit deklarojnë se Godo është shtuar në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga familjarët e tij pasi ka paraqitur komplikacione në mushkëri përgjatë orëve të darkës. Po këto burime konfidenciale sqarojnë se gjendja e tij është e rëndë, ndërsa mjekët “po e mbajnë në kontroll të imtësishëm”.
82-vjecari Godo mban aktualisht postin e kryetarit Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991. Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.
Si shkrimtar, ai ka pasur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.
Veprat
Plaku i Butkës, roman historik (1966);
Ali Pashë Tepelena, roman 1970
Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972);
Intendenti, tregim (1973);
Skënderbeu (1975)
Prova e zjarrit, roman (1977);
Kohët që shkojnë, kohët që vijnë, reportazhe (1985);
Ujërat e qeta, roman, (1988);
Koha e njeriut, roman (1990).
Udhëtari, roman (2009)
Skenarë
Dritat e qytezës (1983)
Intendenti (1980)
(ma.ar/BalkanWeb)