ILDKP, gjoba per 11 ish-zyrtare
Gjobiten me 20.000 leke, 11 ish-zyrtare te larte te shtetit per vonesa ne deklarimin e pasurise. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), ndeshkoi dje me gjoba zyrtaret, te cilet nuk permbushen detyrimin e percaktuar ne ligj. Behet fjale per disa ish deputete dhe inspektore tatimi e doganash, te cilet nuk deklaruan ne kohe, pasurite e tyre te tundshme dhe te patundshme. Keshtu, kreu i Inspektoratit, Adriatik Llalla, firmoi dje gjobitjen me jo pak por 20.000 leke, ish- deputetet; Rexhep Uka, Durim Lamaj, Hajrulla Paturri, Pashko Ujka dhe Diana Culi, sepse nuk deklaruan brenda afateve te percaktuara ne ligj, pasurine. Po keshtu, per te njejten shkelje ligjore, u gjobiten nga ILDKP edhe disa ish nepunes te tjere. Ornela Macaj, ish-specialiste tatimesh, Grid Rroji, ish-drejtor i Keshillit te Ministrave, ish- doganiere; Eva Nomani dhe Xhuliana Hysi si dhe nje ish-drejtor i Ministrise se Mbrojtjes Maliq Xhebra dhe regjistrues te pronave, Sadik Bica. Sipas inspektoriatit te pasurive, pas rakordimeve te kryera ne Regjistrin Themeltar te Subjekteve Deklaruese, si edhe pas komunikimit shkresor me institucionet ku ushtrojne ose kane ushtruar funksionet e tyre keta zyrtare, si dhe me vete subjektet, u evidentuan disa raste te mosrespektimit te afateve ligjore per subjekte, te cilet kane mbartur funksione te ndryshme. "Mosrespektimi i afateve per deklarim te interesave private, bie ndesh me kerkesat e ligjin "Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike" dhe parashikohet si kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe nga 20.000-30.000 leke", shprehet ky institucion. Sipas kreut te ILDKP-se, Llalla, masa administrative e vendosur ndaj subjekteve nuk i perjashton nga detyrimi per deklarim te interesave private, pasi, refuzimi per deklarimin ne Inspektoratin e Larte, edhe pas marrjes se kesaj mase administrative perben "kundervajtje penale dhe denohet sipas dispozitave te Kodit Penal". Cka do te thote, se zyrtaret mund te rrezikojne edhe ndjekje penale per refuzimin e deklarimit te pasurise. ILDKP ne baze te ligjit ne fuqi, eshte ende ne pritje te dorezimit te deklarimit te pasurise nga zyrtaret ne fjale. Nderkohe qe edhe te gjithe zyrtaret e rinj te zgjedhur ne 28 qershor, apo edhe pas zgjedhjeve te pjesshme te pushtetit lokal kane per detyre te deklarojne pasurine e tyre.
Tabela
Ish-zyrtaret e gjobitur me 20.000 leke
Rexhep Uka ish-deputet
Durim Lamaj ish-deputet
Hajrulla Paturri ish-deputet
Pashko Ujka ish-deputet
Diana Culi ish-deputete
Ornela Macaj ish-specialiste tatimeve
Grid Rroji ish-drejtor, Keshilli Ministrave
Eva Nomani ish-doganiere
Xhuliana Hysi ish-doganiere
Sadik Bica ish-regjistrues, ZQRPP
Maliq Xhebra ish-drejtor, Ministria Mbrojtjes
Deputetet e PS te zgjedhur ne 28 qershor, nuk deklarojne pasurine
Deputetet e rinj te Partise Socialiste, te zgjedhur ne 28 qershor, nuk deklarojne as pasurine. Ndryshe nga deputetet e tjere te rinj te zgjedhur ne 28 qershor, socialistet nuk kane permbushur detyrimin ligjor, qe te deklarojne pasurine. Ne ligjin per deklarimin e pasurise, percaktohet se te zgjedhurit e rinj, ne kete rast deputetet e opozites se re qe fituan ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, brenda 30 diteve nga betimi ne Kuvend, pra marrja e mandatit, duhet te deklarojne pasurine.