E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: As diktatori Hoxha s’do dilte mbi vendimet e gjykatave

Mos mashtro njerezit, por eja e ulu ne parlament te bashkepunojme. Kjo ka qene deklarata e kryeministri Berisha, teksa nga Kruja e Skenderbeut i ka bere thirrje qe te bashkepunojne per reformat. Teksa vizitoi qytetin e Krujes per inaugurimin e fillimit te nje rruge, kryeministri deklaroi se pavaresisht protestave dhe kerkesave, ai nuk kishte ndermend te thyente vendimin e gjykates ne lidhje me rezultatin e procesit te numerimit. "Jo vetem me qen te rrahur dhe me kocka mafioze te tipit Gramoz Ruci, por edhe Enver Hoxhen po ta zgjosh nga varri, harroje se mund te ndryshosh vendimet e gjykatave te ketij vendi te lire apo mund te shkelmosh shtetin ligjor. Kjo nuk mund te ndodhe, ndaj edhe mos i mashtro njerezit per karrigen tende, por hajde te ulemi ne Parlament te vazhdojme reformat, se vendimet e gjykatave jane te paprekshme", tha Berisha. Sipas tij, ka vendosur gjykata qe nuk mund te kete rinumerim. "Ajo qe kerkohet nuk mund te ndodhe. Vendimet e gjykatave jane te paprekshme. Ka vendosur gjykata qe nuk mund te kete rinumerim dhe ate vendim e ka marre si kunder teje, ashtu edhe kunder meje", tha Berisha, duke kujtuar mos aprovimin e kerkeses se PD-se nga gjykata per rinumerimin e kutive te qarkut te Fierit. Deklarata e Berishes, ka ardhur vetem nje dite pas akuzave te Rames, se Berisha eshte stalinisti i fundit ne vend qe ka per baba shpirteror ish-diktatorin, Enver Hoxha. Menjehere pas deklarates se Berishes, ka reaguar Rama, i cili eshte shprehur se "ky kloun i tmerruar nga nxjerrja e se vertetes prej kutive te votimit, fyen publikisht nje popull te tere duke thene, "Edhe Enver Hoxha te ngjallet kutite e votimit nuk hapen!". Pra kur nuk i hapka dot kutite as per hatrin e Enverit edhe sikur te ngjallej, Saliu nuk i hapkerka jo e jo per te drejten e qytetareve shqiptare kutite e krimit elektoral. Ky palo kryeminister qe kalon nga turpi ne turp dhe qe jeton akoma me fantazmen e Enverit mbi krye, me siguri nuk eshte mjaftueshmerisht i qete menderisht sa te pakten te mos i tregoje popullit te vet adhurimin e fshehte qe ka per diktatorin komunist, te cilit i sherbeu si nje lake i rendomte". Por kryeministri deklaroi se integrimi i vendit ne BE dhe liberalizimi i vizave per shqiptaret, ishin vendime te cilat ishin marre dhe per kete arsye bojkoti i opozites nuk i sillte asnje dem ketyre proceseve shume te rendesishme per te ardhmen e vendit. "Jam dhe do te mbetem i hapur ne respekt te plote te rolit jetik, te rendesishem te opozites dhe per bashkepunim me te. Jane edhe rreth 1160 dite, gjer ne vitin 2013, me durim te ulemi, te pergatisim, te permiresojme te gjitha ato qe jane per t'u permiresuar", dha garanci Berisha per konsumimin deri ne fund te mandatit te dyte. Sipas tij, zgjedhjet jane cilesuar si te lira dhe te ndershme nga te gjithe aktoret nderkombetare dhe per kete arsye mazhoranca dhe opozita duhet te bashkepunonin per reformat e rendesishme qe kerkohen ne vend, ne kuader te procesit te integrimit ne BE dhe liberalizimin e vizave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›