PD: Zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor
Kjo parti kërkon nga presidenti i vendit fillimin e konsultimeve me subjektet politike të vendit menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor 2009 dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare për qershor të vitit 2010.
“Partia e Drejtësisë vlerëson se është tejkaluar vija e kuqe e tolerancës ndaj shkeljes së votës së lirë të qytetarëve të vendit. Faktet e shumta të parashtruara për veprimet kriminale pas mbylljes së vendvotimeve dëshmuan edhe një herë se qytetarët e Kosovës janë në nivel shumë më të lartë të veprimit demokratik se sa disa përfaqësues të tyre politik dhe se janë të domosdoshme ndryshimet substanciale në udhëheqjen politike të vendit”, deklaroi nënkryetari i kësaj partie Amir Ahmeti.
Ai ka kërkuar nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të vendos për përsëritjen urgjente të zgjedhjeve në vendvotimet kontestuese dhe ndërmarrjen e masave energjike ligjore kundër keqpërdoruesve të besimit të qytetarëve.