E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kengetaret bien dakord: Artistet votuan me inate

Top artistet qe moren me shume pike ne festivalin "Kenga Magjike 2009", ishin ftuar dje ne spektaklin "E Diela shqiptare". Pjesa e trete e spektaklit nisi me 10-shen e kengetareve me te mire, te cilet ndersa qendronin ne panel po shqyrtonin piket e marra nga koleget e tyre, si dhe zerot qe kishin "fituar" prej tyre.

"Artistet me premtuan qe nuk do te votonin me inate", tha Ardit Gjebrea, duke shtuar se nga 12 kengetare Adelina ka marre vleresimin prej zero pikesh. Ai shtroi pyetjen ne publik se a meriton Adelina kete vleresim, sidomos duke qene se ajo fitoi Cmimin e Publikut. Po keshtu, edhe Soni Malaj hodhi dyshime mbi menyren e votimit, qe sipas saj, le hapesire per te perseritur gabimet, duke paragjykuar mbi bazen e inateve punen e kolegeve. "Ka raste kur kompozitoret ndikojne te kengetaret, duke u thene qe votoni me 0 pike kete kengetar, sepse nuk vlen", deklaroi Soni Malaj. Sipas Kastro Zizos, juria profesionale duhet te kete pak me shume peshe, sepse me kete sistem qe eshte aktualisht, nuk do te thote qe 20 kenget finaliste jane domosdoshmerish me te mirat e festivalit. "Jam shume e lumtur qe nuk ka pasur atentat ndaj meje. Keta, vetem artiste qe nuk mund te quhen. Une u ktheva pas 10 vitesh ne Shqiperi, me nje Adeline qe e kam lene ketu, per te evoluuar me para. Une jam vleresuar si Adeline nga Vace Zela, nga Ardit Gjebrea etj. Une i thashe mbreme te gjitha, qe ketu kishte komplote te pafundme, por nuk eshte vetem Adelina e cila u sabotua deri ne fund, por ka edhe shume kenge dhe kengetare te tjere", tha kengetarja seksi, e pyetur nga Arditi se perse mendon se 12 artiste i kane dhene asaj vleresimin prej zero pikesh. Sipas Ardit Gjebrese, ne liste, emri i saj perkonte me votime nga ekstremi ne ekstrem, pra artistet kane votuar ose me pike maksimale, ose duke zgjedhur noten zero per te. Megjithate, sipas producentit Gjebrea, ajo qe fiton mbetet gjithmone muzika e vertete dhe vleresimi qe jep publiku.

Carmen dhe Katerina: Eksperienca jone e pare, e paharrueshme

Bashke me kengetaret ne panel ndodheshin edhe dy prezantueset qe ishin ne krah te Ardit Gjebrese gjate tre diteve te festivalit. "Pa Arditin, une nuk do isha fare aty. E falenderoj shume per punen qe ka bere ne aq pak dite", tha Carmen Gjani, e pyetur nga prezantuesja Balina Bodinaku. Ajo shtoi se in-box i saj ne e-mail eshte tejmbushur me mesazhe komplimentuese. Nuk mbeti pa thene fjalen e saj per kete eveniment te skenes shqiptare, as biondina bukuroshe nga Ukraina. "Ishte dicka e pakrahasueshme, nje eksperience e pare, per te cilen duhet te falenderoj Arditin, Carmenin dhe stafin qe ka mbeshtetur kete festival", pohoi Katerina Kongoli nga ana e saj. Ardit Gjebrea tha se ideja interesante per perzgjedhjen e dy partnereve te tij ishte e regjisorit Pali Kuke.

Pirro Cako: Jam kurdisur prej 10 vjetesh ne Kengen Magjike

"Mbreme kam pare nje nate te shkelqyer, madje sivjet per mua festivali ka qene me mire se cdo vit. Kjo eshte endrra ime qe e kam pare nga Parisi dhe qe tani po e jetoj", deklaroi ne linje telefonike te "E diela shqiptare" kantautori Pirro Cako. I pyetur per kuptimin e titullit te kenges se Sonit, tekstshkruesi i "Zemer pa kurdisur", tha: Ne jemi koka, femrat jane qafa, po nuk levizen ato, zemrat nuk kurdiset. "Une per vete jam kurdisur prej 10 vjetesh te Kenga Magjike", perfundoi ai.

Prapaskenat me artistet shkaktojne te qeshura

Te qeshura dhe humor shkaktuan edhe filmimet interesante te inskenuara nga prezantuesja Balina Bodinaku, ne te cilat ajo ngaterronte gjoja pa dashje emrat dhe kenget e artisteve. Keshtu, Kelly u intervistua sikurse te ishte Flori Mumajesi, ndersa Soni dhe Flori u pyeten ne lidhje me "kengen e tyre ne kete festival", "Fluturimi 3470", kenge me te cilen ata jane paraqitur ne Kenga Magjike 2007. "Jam ketu me Genta Ismajlin (e cila ne te vertete ishte Adelina Ismajli), e cila merr pjese ne kete festival", tha Balina para kameres, ndersa nga ana e saj, Adelina Ismajli iu pergjigj: Po, me thuaj Ardit.

Cmimet e nates finale:

Kantautori me i mire: Gerti Gjoni

Best Dance: Ingrid Gjoni

Cmimi AMC: Olta Boka

Cmimi Tendence: Kastro Zizo

Magjia e Pare: Kejsi Tola

Kontributi Artistik: Sajmir Cili

Best Group: "Burn"

Cmimi Televiziv: Evi Reci

Best Rock: Linda Halimi

Kenga Stil: Rozana Radi

Best Balade: Kaltrina Selimi

Cmimi Diskografik: "Produkt 28"

Best Melody: Soni Malaj

Jon Music: Sidrit Bejleri

Performanca me e mire: Orinda Huta

Best Vokal: Rona Nishliu

Cmimi i Kritikes: Mira Konci

Interpretimi me i mire: Silva Gunbardhi & Kelly

Cmimi Cesk Zadeja: Rosela Gjylbegu & Eliza Hoxha

Kenga Hit: Flori

Cmimi i Internetit: Elvana Gjata

Cmimi i Publikut: Adelina Ismajli

Votimet e Kengetareve per cmimin e madh:

1. Rosela & Eliza

2. Elvana Gjata

3. Soni Malaj

4. Mira Konci

5. Flori

6. Kaltrina Selimi

7. Adelina Ismajli

8. Kastro Zizo

9. Olta Boka

10. Rozana Radi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›