E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP gjobit 18 zyrtare per mosrespektim te kerkesave ligjore

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka vendosur masën administrative “gjobë” për 18 zyrtarë të niveleve të ndryshme, për mosrespektim të kërkesave ligjore për deklarimin e interesave private.

Nga veprimet administrative, ka rezultuar se 17 zyrtarë nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e interesave private për vitin 2010. Pas komunikimit shkresor, subjektet nuk mund të justifikonin me arsye të ligjshme vonesën në plotësimin e detyrimit ligjor. Për këtë arsye, Inspektorati i Lartë vendosi gjobitjen e tyre, bazuar në ligji ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Në listën e zyrtarëve të gjobitur përfshihen kryetarë komune, gjyqtarë, doganier etj.

ILDKP ka aplikuar masën administrative gjobë edhe për 1 zyrtar, për të cilin pas kontrollit të deklaratës së interesave private ka rezultuar se ka shkelur rregullat e deklarimit të pasurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›