E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbi 1 mln lekë në kazino, vetëhelmohet 27-vjeçari

LAÇ - Një 27-vjeçar nga një fshat i rrethit të Kurbinit është dërguar mesditën e djeshme në spitalin Ushtarak të Tiranës pasi kishte gëlltitur fostoksinë, ndërkohë që sipas policisë, shkak i tentativës për vetëhelmim, ka qenë humbja e një shume të konsiderueshme parash në një nga lokalet e lojërave të fatit në qytetin e Laçit. Sipas policisë, paraditen e së mërkurës, 27-vjeçari Aleksandër Ndreca nga fshati Adriatik i rrethit të Kurbinit ka tentuar t'i japë fund jetës së tij, pas një gjendje depresive pas humbjes së parave në kazino. "Aleksandër Ndre-ca, është dërgua në urgjencën e spitalit të Laçit në orën 10:00 të ditës së mërkurë nga tre të rinj. Ata e kishin gjetur të shtrirë në një nga trotuaret e qytetit në gjendje koma dhe i kanë afruar ndihmë. Për shkak të gjendjes së rënduar, pas ndihmës së dhënë nga mjekët e këtij spitali, Ndreca është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë. Pas provave në vendin e ngjarjes dhe dëshmive të të pranishmëve në kazino, rezulton se 27-vjeçari është futur të luaj që në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka humbur një shumë prej 100 mijë lekësh të reja. I tronditur nga ky fakt, ai ka tentuar të vetëflijohet duke pirë fostoksinë", - pohojnë drejtues të policisë lokale. Burime nga spitali Ushtarak konfirmojnë shpresën për rikthimin në jetë normale të të riut.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›