ILDKP gjobit 18 zyrtarë për probleme në deklarim
30/06/2011 Mosdeklarimi i pasurisë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) njoftoi dje, se ka vendosur masën administrative “gjobë” për 18 zyrtarë të niveleve të ndryshme, për mosrespektim të kërkesave ligjore për deklarimin e interesave private.
Në përfundim të procesit të deklarimit të interesave private periodike/vjetore, ILDKP-ja ka kryer rakordimet e listës së subjekteve me deklaratat e dorëzuara. Nga kryerja e këtyre veprimeve administrative, ILDKP-ja thekson se “Ka rezultuar se 17 zyrtarë nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e interesave private për vitin 2010.” Pas komunikimit shkresor, subjektet nuk mund të justifikonin me arsye të ligjshme vonesën në plotësimin e detyrimit ligjor. Për këtë arsye, Inspektorati i Lartë vendosi gjobitjen e tyre, bazuar në nenin 44/1/c të ligjit nr. 9367, dt. 7.4.2005 ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. ILDKP-ja ka aplikuar masën administrative gjobë edhe për një zyrtar, për të cilin pas kontrollit të deklaratës së interesave private ka rezultuar se ka shkelur rregullat e deklarimit të pasurisë. Gjithashtu, Inspektorati i Lartë po përgatit gjobitjen e disa zyrtarëve të tjerë, të cilët nuk i janë përgjigjur në kohë kërkesave për korrigjimin e gabimeve materiale të vërejtura gjatë kontrollit paraprak të deklaratave të interesave private.
Zyrtarët e gjobitur me 25 mijë lekë të reja për “Vonesë në deklarim”
Mite Mejdi, Kryetar Komuna Pogon; Mark Ruci, Kryetar Bashkia Rubik; Pilo Toto, Kryetar Komuna Brataj; Idajet Zyli, Kryetar Komuna Kushovë; Altin Bregasi, Kryetar Komuna Selitë; Hil Priska, Kryetar Komuna Katund i Ri; Bardhi Meli, Kryetar Bashkia Patos; Hakik Gjokola, Kryetar Komuna Lurë; Muharrem Kurti, Kryetar Komuna Rukaj; Përparim Shametaj, Kryetar Komuna Sevastër; Alvano Murataj, Gjyqtar Gjykata e Rrethit Korçë; Klodian Rado, Gjyqtar Gjykata e Rrethit Pogradec; Dule Koka, Doganier në Drejtorinë e Doganave Gjirokastër; Fatbardh Denizi, Doganier në Drejtorinë e Doganave Gjirokastër; Saimir Dogjani, Përmbarues në Drejtorinë e Përmbarimit Tiranë; Ruben Jonuzi, Drejtor Kripa Vlorë, sha; dhe Gjergji Brakaj, Drejtor Kripa Vlorë sha. Ndërsa i gjobitur me 10 mijë lekë të reja “Për shkelje të rregullave të deklarimit” është Eqerem Shehu, Inspektor në Drejtorinë e Tatimeve Durrës.