E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekorohen organizatorët e revoltës antikomuniste të burgut të Qafë-Barit

30/06/2011  Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja dekorohen me Medaljen e Artë të Shqiponjës

Presidenti i Republikës nderoi dhe dekoroi dje me Medaljen e Artë të Shqiponjës (pas vdekjes) Sokol Sokolin dhe Tomë Ndojën, të cilët u ekzekutuan nga regjimi komunist si organizatorët kryesorë të revoltës së të burgosurve politikë në burgun famëkeq të Qafës së Barit në vitin 1984. Me motivacionin “Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për kurajën qytetare, aktet e disidencës antikomuniste dhe guximin e treguar gjatë gjithë veprimtarisë së tij, për sakrificën sublime në organizimin dhe drejtimin e revoltës së Qafë-Barit”, kreu i shtetit, në shenjë vlerësimi të veçantë, u dorëzoi familjarëve të tyre Medaljen e Artë të Shqiponjës. Në vijim Topi iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, në të cilën u shpreh se sot (dje) po nderohen “dy qytetarë fisnikë, dy malësorë patriotë, dy emra që me aktin e tyre të trimërisë dhe rezistencës kanë zënë vend në memorien tonë kombëtare. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja nuk janë thjesht martirë të demokracisë, ata janë më shumë: janë simbole qëndrese, simbole kuraje, janë simbole të disidencës politike”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›