Topi-Arvizu: Te dale rezultati, palet te nisin dialogun
30/06/2011 Presidenti Topi priti dje në rezidencën e tij ambasadorin Arvizu
Apeli: Dialog politik nëpërmjet respektimit të institucioneve ligjore
Situata e tejzgjatur postzgjedhore dhe klima e rënduar politike mes dy kampeve politike në vend ka mbledhur paraditen e djeshme në një takim Presidentin Topi dhe ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu. Nga njoftimi i zyrës së Presidencës mësohet se takimi është zhvilluar në rezidencën private të Presidentit. Gjatë këtij takimi mes Presidentit Topi dhe ambasadorit Arvizu temë e diskutimit ishte edhe situata aktuale paszgjedhore, ku dy përfaqësuesit e lartë shprehën shqetësimin e tyre mbi rëndimin e klimës politike të krijuar pas vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar çdo votë të hedhur gabim nga votuesit më 8 maj në Tiranë, ku u shpall fitues kandidati i mazhorancës Lulzim Basha. Ambasadori Arvizu dhe kreu i shtetit theksuan nevojën e përmbylljes sa më shpejt të procesit zgjedhor dhe kapërcimin e ngërçit të stërzgjatur politik. Për sa i përket ngërçit të tejzgjatur ata ndanë të njëjtin mendim se një gjë e tillë arrihet vetëm “nëpërmjet rivendosjes së dialogut politik ndërinstitucional e respektimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese”, çka do të jetë në shërbim të interesave madhore të vendit dhe aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar. Gjithashtu zyra e shtypit e Presidentit bëri me dije se gjatë takimit Topi i ka dorëzuar ambasadorit Arvizu edhe një mesazh drejtuar homologut të tij Barak Obama me rastin e përvjetorit të 235-të pavarësisë së SHBA-ve, duke i shprehur urimet më të përzemërta edhe në emër të mbarë popullit shqiptar për këtë ngjarje historike.
Samiti i Malit të Zi
Takimi mes Topit dhe ambasadorit Arvizu u zhvillua në prag të nisjes për në Mal të Zi të kreut të shtetit, i cili pritet të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), i cili do të zhvillohet në Budva më 29 dhe 30 qershor 2011. Gjatë punimeve të këtij samiti pritet të diskutohet rreth situatës aktuale në rajon, si dhe do të miratohet raporti vjetor i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore për vitin 2010-2011. Në kuadër të punimeve të SEECP-it, kryetari i shtetit shqiptar pritet të zhvillojë takime me homologë të vendeve të pranishme në të. Në përfundim të samitit do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e pjesëmarrësve.
Kjo nismë synon bashkëpunimin e vendeve pjesëmarrëse për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit të organizuar etj.
Takimi i mbrëmjes në një lokal të Tiranës
Për herë të fundit Arvizu është shfaqur në krah të Bashës
Herën e fundit që ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu është shfaqur në publik duke pirë kafe me kandidatin e mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Krah për krah me Lulzim Bashën ai vuri theksin te fakti se lufta më e madhe do të bëhet për Bashkinë e Tiranës, pasi ajo është më e rëndësishmja. “Them se Tirana është gjithë debati. Siç përfshihet në SHBA Uashingtoni, e njëjta ndodh edhe me Tiranën në Shqipëri. Ministri Basha tani është pak më i zënë me punë se zakonisht”, - tha Arvizu teksa shtoi se koncepti i qeverisjes në nivel lokal është prioritet për demokracinë në Shqipëri. “Gjithashtu rëndësia që ka procesi i decentralizimit dhe kjo është një arsye pse zgjedhjet e 8 majit janë shumë të rëndësishme. Politikat e nivelit lokal janë thelbësisht të rëndësishme për funksionimin e demokracisë”, - është shprehur ambasadori amerikan Arvizu.
Opozita parlamentare i drejtohet sërish Kolegjit Zgjedhor për mandatin e Bashkisë së Tiranës
Xhafaj: Ja provat e manipulimit
PS shton listën që provojnë shkeljet, kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve
Oli Xhilaga
Partia Socialiste po harton kërkesën e radhës drejt Kolegjit Zgjedhor lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Një fakt i tillë u bë i ditur dje nga sekretari për çështjet ligjore, njëkohësisht deputet i PS-së Fatmir Xhafaj. Sipas tij, rrëzimi i ankesës së PS-së nga ana e KQZ-së ishte e pritshme, për shkak se ky institucion ishte urdhëruar nga mazhoranca qeverisëse që të certifikonte një rezultat tërësisht të manipuluar. Ndërkohë në komunikimin e tij me mediet deputeti Xhafaj veç mesazheve paralajmëruese për kampin kundërshtar informoi edhe lidhur me hapat që do të ndjekë në vijim opozita parlamentare.
Ankesa
Partia Socialiste do të shtojë të tjera prova për manipulimin e procesit zgjedhor për Tiranën në ankesë-padinë që pritet të dorëzohet këto ditë pranë Kolegjit Zgjedhor. Sipas sekretarit për çështjet ligjore të kësaj partie, edhe në këtë ankesë të radhës do të listohen prova që vërtetojnë qartazi pavlefshmërinë e zgjedhjeve. “Në 61 faqe janë analizat në 284 qendra votimi që ne do të paraqesim në Kolegj, si dhe provat filmike për manipulimet gjatë numërimit të votave. Manipulimi ka ndodhur në procesin e numërimit të fletëve në kutitë për këshillat bashkiakë”, - vuri në dukje Xhafaj gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht, duke qëndruar po në këto prova, deputeti i PS-së shtoi se futja e fletëve të votimet është bërë me urdhër politik. “Është parë kaseta filmike. Kanë qenë 517 vota, nga të cilat në një rast 501 janë të vlefshme, 16 të pavlefshme. Çuditërisht, pasi ka kaluar procesi mbi të, janë shtuar 4 fletë votimi dhe të gjitha për Bashën, dhe duke e ngjeshur kanë thyer kutitë. Prandaj dhe janë thyer, sepse nuk ka krim perfekt apo kriminel perfekt.” Gjithashtu, sipas tij, provë tjetër është dhe fakti se më 14 korrik në këto 40 qendra fletët e votimit barazoheshin me numrat e zgjedhësve, pas 14 korrikut në disa kuti ka më shumë fletëvotimi sesa zgjedhës.
Qëndrimi
“Jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij procesi, sepse jemi të bindur në drejtësinë e kërkesës sonë. Jemi të bindur në drejtësinë e së vërtetës. Do ta bëjmë betejën tonë në respekt të ligjit, në respekt të Kushtetutës, në respekt të shtetit të së drejtës, në respekt të qytetarëve, të zgjedhësve, në respekt të të gjithë atyre që ndihen sot të fyer e të nëpërkëmbur nga ky proces”, - u shpreh dje deputeti Xhafaj lidhur me qëndrimin që do të mbajë në vijim PS-ja. Gjithashtu Xhafaj paralajmëroi mazhorancën: “Nuk do të ketë kurrë paqe për këta njerëz, pavarësisht se çfarë pushteti mbajnë përkohësisht, mbajnë togën e gjyqtarit, mbajnë kapelën e KQZ-së apo pushtetin e baba Saliut. Të gjithë këta do të përgjigjen një ditë për këtë krim elektoral që janë duke konsumuar. Është krim në shkelje të plotë të Kushtetutës, është një krim në shkelje të plotë të ligjit, është një krim në përdhunim të votës së qytetarëve.”
Tabaku: Deklaratat e PS trillime bajate
“U njohëm me akuzat e radhës, false e kryekëput të pabazuara të zotit Rama. Në një përpjekje të dëshpëruar dhe të papranueshme, zoti Rama bëri presionin më të egër ndaj institucioneve të pavarura të vendit për të grabitur fitoren e kundërshtarit dhe për të fiksuar rezultatin e zgjedhjeve vetëm në favorin e tij. Partia Demokratike vazhdon të presë me qetësi e maturi përfundimin e procesit, duke u distancuar nga taktikat shantazhuese dhe britmat e zotit Rama”. Kjo ishte kundërpërgjigjja që erdhi dje nga selia blu lidhur me deklaratat që lëshoi gjatë ditës së djeshme kampi opozitar. Përfaqësuesja e PD-së Jorida Tabaku gjatë reagimit të saj vlerësoi faktin se “ndoshta zoti Rama do të pëlqente një rezultat të fiksuar paraprakisht në favor të tij, por është e qartë se në një demokraci janë qytetarët ata që zgjedhin fituesin dhe jo politikanët”. Madje, po në këtë linjë, ajo shtoi se “askush nuk u beson këtyre trillimeve bajate, të gjithë qytetarët e panë me sytë e tyre se këto zgjedhje ishin të lira, të drejta dhe transparente, miliona shqiptarë ishin pjesë e këtyre zgjedhjeve”.
Ahmetaj: Berisha refuzon këshillat e FMN-së
Partia Socialiste reagoi dje lidhur me shqetësimet e ngritura nga FMN-ja për situatën që po kalon ekonomia dhe financat e vendit. Ishte deputeti i PS-së Arben Ahmetaj që dha vlerësimet e kësaj partie lidhur me një çështje të tillë. “Konkluzionet e FMN-së konfirmojnë njëherazi se menaxhimi korruptiv i ekonomisë dhe financave publike janë shkaku i parë i varfërisë dhe pabarazisë së qytetarit shqiptar dhe përkeqësimit ekonomik. Ka dështuar e ashtuquajtura “politikë ekonomike” e qeverisë shqiptare, dhe këtë e konfirmon FMN-ja. Taksa e sheshtë jo vetëm që nuk ka ndihmuar biznesin dhe situatën ekonomiko-financiare në vend, por ka rritur ndjeshëm pabarazinë e qytetarëve. Vetëm së fundi statistikat tregojnë se 4% e shqiptarëve zotërojnë 55 % të depozitave bankare”, - u shpreh Ahmetaj. Madje, Ahmetaj theksoi se “pamë një Sali Berishë që refuzon, ashtu si në kohën e piramidave të Sudes, refuzon me kokëfortësi e papërgjegjshmëri të marrë parasysh shqetësimet e FMN-së dhe të ngulë këmbë në politikën piramidale, duke e thelluar edhe më tej kaosin ekonomik”.