ILDKP, ndjekje penale ndaj 14 zyrtarëve për mosdeklarim pasurie
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) sot kërkoi ndjekje penale ndaj 14 zyrtarëve për fshehje e mosdeklarim të interesave private, si dhe për refuzim për deklarim. Ndaj 6 zyrtarëve të tjerë janë vendosur masa administrative “gjobë” për shkelje të rregullave të deklarimit.
Dy zyrtarë, një me funksion gjyqtar dhe një tjetër me funksion punonjës i administratës tatimore, janë kallëzuar penalisht në organin e prokurorisë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa 12 subjekte të tjerë për “refuzim për deklarim”.
ILDKP ka kallëzuar penalisht për refuzim për deklarim 12 zyrtarë të tjerë, nga të cilët 8 drejtues lokalë janë zgjedhur për herë të parë në muajin Maj 2011. Për zyrtarët në funksion është kërkuar njëkohësisht shkarkimi nga detyra i tyre. Më konkretisht, të kallëzuar penalisht janë:
1. Dule Koka Doganier, Kakavijë
2. Aleksandër Çela Kryetar i komunës Dardhas, Pogradec
3. Bujar Ibrahimi Kryetar i komunës Qendër-Piskovë, Përmet
4. Rrahman Demaj Kryetar i komunës Tërthore, Kukës
5. Hristo Duci Kryetar, komuna Dropull i Sipërm, Gjirokastër
6. Gjergji Doçi Kryetar i komunës Dajç, Lezhë
7. Martin Lazri Kryetar i komunës Guri i Zi, Shkodër
8. Vuksan Çardaku Kryetar i komunës Llugaj, Tropojë
9. Lekë Bibaj Kryetar i Komunës Hajmel, Shkodër
10. Jakup Sefolli Ish-Kryetar i komunës Fajzë, Has
11. Mark Ruçi Ish-Kryetar i Bashkisë Rubik
12. Kastriot Begaj Ish-Kryetar i Bashkisë, Librazhd
Inspektorati i Lartë, për shkelje të ndryshme të rregullave të deklarimit të interesave private, ka aplikuar masën administrativë “gjobë” ndaj 6 zyrtarëve të niveleve të ndryshme. Më konkretisht:
1. Qani Shema Kryetar, Përmbarimi Sarandë
2. Agron Selimaj Inspektor, D. R. Tatime, Fier
3. Nexhmi Torra Inspektor, D.R. Tatime, Korçë
4. Petrit Tare Drejtor, Ujësjellës-Kanalizime, Korçë
5. Mariglen Murataj Përmbarues, Përmbarimi Gjirokastër
6. Mustafa Turku Prokuror, Prokuroria e Rrethit Elbasan