Topalli në Gjermani, ftesë investitorëve

Megjithëse Gjermania është vendi që kryeson listen e vendeve që investojnë në vendin tone, sërish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë ftesë për vijuar këto investime në vendin tonë. Gjatë një vizite tre ditore në Gjermani, Kryetarja e Kuvendit ka marrë pjesë në punimet e fondacionit “Konrad Adenahuaer” , takimi në të cilin ajo promovoi Shqipërinë dhe situatën ekonomike të vendit tonë.
I pranishëm në punimet e këtij fonadacioni deputeti i Bundestagut gjerman, Kiseveter ka vlerësuar situatën ekonomike në vendin tone, ndërsa ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, zonja Topalli u prit në takim edhe nga ministrja e shtetit në Ministrinë Federale e Jashtme, Cornelia Pieper. Gjatë këtij takimi ministrja gjermane ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe tregoi interesin e Gjermanisë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe në të gjitha fushat. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi takime edhe me anëtarët e Komisionit për çështjet e Bashkimit Europian dhe të Komisionit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin në Bundestagun gjerman. Zonja Topalli ndodhet në Gjermani me ftesë të Kryetarit të Bundestagut gjerman, Norbert Lamert.